Trupi i pajetë i 20-vjeçarit shqiptar të vrarë nga një pensionist italian, pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Familjarët e tij kanë ditë që kanë hapur derën e mortit, por nesër pritet ti japin fund pritjes së trupit të pajetë të djalit të tyre. Mësohet se Gjergj Gjoni do të prehet në varrezat e fshatit Gojan të Pukës. E ndërsa i riu shqiptar do prehet në vendlindje, në Itali vijojnë ende hetimet për mënyrën e vrasjes së tij.
Pensionisti italian deklaroi se e vrau të riun pasi ky i fundit kishte hyrë në banesën e tij për të grabitur, por prokurorët nuk janë ende të bindur dhe kërkojnë prova të tjera. Trupi i pajetë i 22-vjeçarit Gjergj Gjoni u gjet mëngjesin e së martës në shkallët e një godine private në një nga rrugët e Milanos. Policia italiane identifikoi autorin e vrasjes, një 65-vjeçar, i cili u justifikua se kishte kryer vrasjen, por vetëmbrojtje.