Lajmet e fundit

Vritet një palestinez, theri me thikë një polic izraelit

Policia izraelite thotë se një palestinez i cili ka therur me thikë një polic në Jeruzalem, është vrarë më pas nga forcat e sigurisë, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësja e policisë, Luba Samri thotë se palestinezi i vrarë kishte sulmuar një polic afër hyrjes për në Qytetin e Vjetër. Polici raportohet se është plagosur, ndërkaq policët e tjerë më pas kanë hapur zjarr ndaj tij.
Ky është sulmi i fundit, në valën e dhunës në mes të izraelitëve dhe palestinezëve që ka shpërthyer këto dy muajt e fundit. Që prej mesit të muajit shtator, 19 izraelitë janë vrarë nga sulmet e palestinezëve, shumica janë therur me thikë apo dhe janë vrarë me armë zjarri. Të patën 96 palestinezë janë vrarë gjatë kësaj periudhe, përfshirë këtu 60 persona, për të cilët, policia izraelite thotë se janë sulmues, transmeton lajmi.net.
Izraeli thotë se nxitësit e kësaj dhune janë liderët palestinezë të cilët po përdorin mediat sociale për të nxitur dhunë. Palestinezët në anën tjetër thonë se sulmet po ndodhin për shkak të humbjes së shpresës për pavarësimit të tyre, përmes përpjekjeve paqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.