Policët paramilitar të kufirit kanë vënë se qytetari palestinez ishte duke u sjellë çuditshëm dhe e kanë urdhëruar që të nxjerrë duart nga xhepat, ka shpjeguar zëdhënësja e policisë Luba Samri. Më pas palestinezi ka nxjerr thikën dhe ka sulmuar policin por ky i fundit nuk ka pësuar asnjë lëndim pasi po barte jelek anti-plumb, raporton AP.
Në javët e fundit, të paktën 25 palestinezë, përfshirë këtu 9 sulmues, janë vrarë nga forcat izraelit, përderisa 5 izraelitë janë vrarë në sulme të kryera nga palestinezët.
Për dhunën e fundit që ka shpërthyer, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka fajësuar grupe ekstremiste, përfshirë edhe Lëvizjen Islamike në Izrael. Netanyahu gjithashtu ka kërkuar sanksione ndaj këtij grupi, i cili ka filluar fushatën kundër Izraelit, nën pretendimin se izraelitët duan të marrin kontrollin e Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, i cili konsiderohet i shenjtë si nga myslimanët po ashtu edhe nga hebrenjtë.
Izraeli ka hedhur poshtë këto pretendime.