Lajmet e fundit

Vucic: Ekzistojnë përpjekje për destabilizim në Prishtinë, Podgoricë e Shkup

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar sot në Moskë se “është e qartë se në Ballkan ekzistojnë tensione gjithnjë e më të mëdha dhe përpjekje të destabilizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve, edhe në Podgoricë, edhe në Shkup, edhe në Prishtinë”.
Më tutje, ai u tha gazetarëve se “dikush po bënë përpjekje të mëdha” për destabilizim të raporteve në Ballkanin Perëndimor dhe se ka njohuri se cilat janë ato forca, por nuk dëshiron ta thotë, shkruan Radio Europa e Lirë.

Vucic ka thënë se për këtë çështje nuk dëshiron të “flas publikisht”, por mjafton se ai e din se kush është, Qeveria e Serbisë ka njohuri, po ashtu, dhe po ndërmerr hapa.

Sipas fjalëve të tij, këto forca po përpiqen që këtë destabilizim ta përhapin edhe në Banjallukë, Sarajevë dhe Beograd.

Kryeministri Vucic tha se Serbia “do të bëjë çdo gjë të mundshme për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, pasi Serbisë i duhet “paqja dhe stabiliteti”, raporton agjencia Beta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.