Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO dhe njoftoi se gjatë natës në këtë temë do të diskutojë me Kryeministrin e një vendi nga i cili do të kërkojë mbështetje.
“Sonte pas mesnatës kam një bisedë me kryeministrin e një vendi nga i cili kërkojmë mbështetje, ata e kanë njohur Kosovën, por tani qeveria e re e atij vendi po shqyrton vendimin e qeverisë së kaluar dhe unë shpresoj se ne mund t’i bindim ata”, theksoi Vuçiç.
I pyetur në lidhje me pritjet e tij, përpara votës së nesërme mbi kërkesën për pranimin e Kosovës në UNESCO, ai tha se “shanset tona nuk janë të mëdha në Këshillin Ekzekutiv, janë shumë më të mëdha në Konferencën e Përgjithshme”. Ai tha se nuk është fundi i botës dhe se Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj./Zëri