Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ende nuk ka marrë një vendim nëse do të vijë të ndjekë në Elbasan Arena, supersfidën Shqipëri-Serbi. Edhe pse dje premtoi se mesditën e sotme do të bënte të ditur vendimin, duket se Vuçiç ka ende dyshime.
Ai është shprehur përpara mediave serbe se vendimin do ta marrë kur të mësojë se kush do të jetë i pranishëm nga liderët për të parë këtë superndeshje.
“Nuk kam vendosur nëse do shkoj në Elbasan. Vendimi kur të mësoj kush do të vijë ta ndjekë ndeshjen.” është shprehur Vuçiç
Kohët e fundit në Serbi ka pasur kritika të shumta për prezencën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi në “Elbasan Arena”.