Lajmet e fundit

Vuçiq i gatshëm të shkojë në Bruksel 19 Janar 2016 – 22:15 Deklarata e kryeministrit të vendit Isa Mustafa se në Bruksel nuk do të shkojë derisa Kosova të mos marrë një rekomandim për liberalizim të vizave po e preokupon edhe shtypin e Beogradit, transmeton Koha.net. Kështu, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të shkojë Isa Mustafa në takimin e nivelit të lartë në Bruksel të caktuar që të mbahet më 27 janar, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë Marko Gjuriq është përgjigjur shkurtimisht se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të shkojë në Bruksel. Gjuriq ka theksuar se qëllimi i Beogradit është të krijojë atmosferë sa më të mirë politike para takimit të dy kryeministrave dhe ka shtuar se BE e vlerëson shumë përkushtimin e Beogardit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

vuqiq ne ksDeklarata e kryeministrit të vendit Isa Mustafa se në Bruksel nuk do të shkojë derisa Kosova të mos marrë një rekomandim për liberalizim të vizave po e preokupon edhe shtypin e Beogradit, transmeton Koha.net.
Kështu, duke u përgjigjur në pyetjen se a do të shkojë Isa Mustafa në takimin e nivelit të lartë në Bruksel të caktuar që të mbahet më 27 janar, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë Marko Gjuriq është përgjigjur shkurtimisht se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të shkojë në Bruksel.
Gjuriq ka theksuar se qëllimi i Beogradit është të krijojë atmosferë sa më të mirë politike para takimit të dy kryeministrave dhe ka shtuar se BE e vlerëson shumë përkushtimin e Beogardit për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.