Lajmet e fundit

Vuçiq: Kosovën nuk do ta njohim asnjëherë

“Paqja dhe stabiliteti janë fitorja jonë”, thotë Vuçiq, duke shtuar se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, kroatët e të tjerët.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se, Serbia nuk do ta njohë asnjëherë Kosovën si shtet të pavarur, por bisedimet e përbashkëta për të ulur tensionet mes shqiptarëve dhe serbëve do të vazhdojnë.

Vuçiq në fjalimin e tij në shtatë vjetorin e partisë që ai udhëheqë tha se, dialogu i përbashkët me shqiptarë e Kosovës do të bëhet edhe për të reduktuar armiqësitë e së kaluarës, njofton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Udhëheqësi i Partisë Progresive Serbe, Vuçiq, deklaroi se Serbia pretendon dhe do të jetë një vend i hapur, përkundër se shumë kush dëshiron ta shohë të izoluar.

“Serbia dëshiron të jetë pjesë e familjes evropiane jo për shkak të parave të tyre, por për t’u bërë Qeveri dhe shoqëri demokratike, por në të njëjtën kohë, miqësinë me Rusinë, askush nuk mund të shkatërrojë”.

“Paqja dhe stabiliteti janë fitorja jonë”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, kroatët e të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.