Vuçiq ka shkruar se “në përputhje me rrethanat ende të vlefshme dhe ligjërisht të detyrueshme të rezolutës së vitit 1999, 1244, dhe Kornizës të Përkohshme Kushtetuese për Vetëqeverisje Lokale në Kosovë, Kosova është territor brenda Republikës së Serbisë që administrohet nga Kombet e Bashkuara. “
Sipas Vuçiqit, “rezoluta 1244 e riafirmon sovranitetin dhe integritetin territorial të Federatës Jugosllave (tash Republikës Serbe), dhe vendeve të tjera në rajon, dhe parashikonte zgjidhje politike mbi krizën në Kosovë.”
“Çështja e Kosovës është ende në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila është rikonfirmuar nga seanca e rregullt tremujore në Këshillin e Sigurimit. Gjithashtu në Kosovë dhe Metohi vazhdon të jetë aktive administrata e përkohshme e OKB-së, e kryesuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (UNMIK).”
“Pasi Kosova nuk mund të konsiderohet si një shteti i së drejtës ndërkombëtare, është e qartë se nuk janë plotësuar kushtet themelore për shqyrtimin e ndonjë çështjeje në lidhje me kërkesën për anëtarësim të plotë në UNESCO. De fakto njihet vetëm Prishtina, e cila e ka shtyrë aplikimin në UNESCO përmes UNMIK-ut…”, shkruan Vuçiq në letrën e gjatë dërguar vendeve anëtare të UNESCO-s, duke kërkuar mospranimin e Kosovës në këtë organizatë.
Sipas tij, UNESCO si një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara detyrohet t’iu përmbahet ligjeve ndërkombëtare, “në veçanti rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së sipas kapitullit të VII-të të Kartës së OKB-së, përfshi rezolutës 1244 të vitit 1999.”
Në këtë mënyrë, sipas Vuçiq, shqyrtimi i kërkesës për pranimin e Kosovës në UNESCO përbën shkelje të rëndë të rregullave ligjore të shkruara nga vet OKB-ja.
Po ashtu, Vuçiq shkruan se “do të ishte kontradiktë edhe me nenin 25 të Kartës së OKB-së, e cila thotë se “anëtaret e OKB-së bien dakord të pranojnë dhe zbatojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit, në përputhje me këtë Kartë.” Sipas tij, kjo do të krijonte nje precedent të rrezikshëm.