Vuçiq ka deklaruar para gazetarëve pas një takimi me presidentin rus, të cilin e ka informuar mbi zhvillimet e fundit, duke vënë në dukje se lajmi për shtyrjen e formimit të AKS-së vjen vetëm një ditë pasi Prishtina nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, dhe se nuk i ka kryer angazhimet nga marrëveshja e Brukselit.
Ai rikujtoi se 40 për qind e marrëveshjes së Brukselit lidhet me ASK-në, dhe se kjo ishte e vetmja gjë që Beogradi e kërkoi me të vetmin qëllim që të mbrojë serbët në Kosovë, derisa Prishtina nënshkroi MSA-në para se Beogradit ti hapen kapitujt, dhe se për gjithë këto ngjarje Beogradi zyrtar nuk ka reaguar negativisht.
Megjithatë, kryeministri serb shpjegoi se pezullimi i formimit të AKS-së është diçka që nuk ka të bëjë vetëm me Prishtinën por edhe me Brukselin