Lajmet e fundit

Vuçiq reagon në lidhje me sulmin ndaj serbëve në Gorazhdec të Pejës

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se sulmi në Gorazhdec të Pejës është sulm kundër gjithë popullit serb që jeton në Kosovë.

Kreu i ezkekutivit serb tha se ky është një lajm i keq edhe i zymtë dhe se pret qasje më serioze nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Që nga sot për këtë rast do të flas edhe më zyrtarë të huaj si me ata të NATO-s dhe EULEX-it”.

“Ky është një sulm ndaj të gjithë popullit serb që jetojnë në Kosovë, për shkak se shtëpia në të cilën jetojnë për shumë vite u sulmua me plumba”.

Ai tha më tutje se nuk pret asgjë nga Prishtina, por priste nga akterët ndërkombëtarë për të marrë masa në përputhje me detyrimet e tyre për të mbrojtur serbët në atë pjesë të Kosovës, por edhe kudo tjetër në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Qeveria serbe, shtoi ai, do të dërgojë një delegacion për të vizituar serbët në Gorzhdec.

“Ky delegacion së shpejti do të vizitojë Gorazhdecin dhe vende të tjera në Kosovë”.

“Unë dua të inkurajojë ata që të qëndrojnë dhe jetojnë atje, sepse puna jonë është për të garantuar sigurinë dhe unë jam i bindur që ne kemi në këtë pikë rezultate të mira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.