Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë sot në Srebrenicë.
Në qytetin ku ka ndodhur masakra e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë, në vitin 1995, Vuçiq do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe te memoriali i viktimave të masakrës.
Kjo është vizita e parë e Vuçiqit në Srebrenicë qysh më 11 korrik, kur është shënuar përvjetori i 20-të i masakrës.
Atëbotë, Vuçiq është detyruar të largohet pasi është sulmuar nga masa.
Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës kanë qenë forcat serbe të Bosnjës.
Drejtësia ndërkombëtare e ka cilësuar mizorinë si gjenocid.