Ministri serb i Punës Aleksander Vullin, ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në OKB, gjë për të cilën ka ngritur debat ambasadori amerikan në Beograd Michael Kirby, i cili tha se Serbia duhet ta lejojë pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Për ne është e rëndësishme ajo çka shkruan në marrëveshjen e Brukselit, kurse ajo marrëveshje nuk parashikon detyrim për Serbinë që të mos ndërhyjë në anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë Vulin.
Ai më tej ka zbuluar se para marrëveshjes së Brukselit ka qenë një draft-marrëveshje, në të cilën sipas tij është shkruar që mos të ndërhyjnë në anëtarësimin e Kosovës në OKB, por sipas Vulinit, ka qenë kryeministri Aleksader Vucic, që e ka kundër shtuar atë letër.
E rëndësishme për Vulinin është që ajo që shkruan në Marrëveshjen e Brukselit, nuk e përfshinë atë për anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Në fund ai ka qenë po ai i njëjti sikur edhe zyrtarët tjerë serbë, duke përsëritur frazës “Kosova nuk është shtet i pavarur”, e si rezultat i kësaj, Vulin shtoi se Kosova nuk mund të jetë anëtare e OKB’së.