Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se deri tani janë rreth 11, 350 vetë që e kanë konfirmuan ardhjen në protestë, nga kontaktet telefonike me anëtarët e VV-së pa e përfshirë edhe anëtarësin e Prishtinës, dhe anëtarësin e AAK-së dhe NISMA-s, transmeton gazetablic.com
Shkrimi i plot i Frashër Krasniqit:
Nga kontaktet telefonike me anëtarët e VETËVENDOSJE!-s, pa e përfshirë anëtarësinë e Prishtinës, ardhjen në protestë e kanë konfirmuar rreth 11,350 vetë. Këtu nuk i kam përfshirë konfirmimet nga anëtarësia e AAK dhe NISMA, si dhe qytetarët që nuk janë anëtarë të VETËVENDOSJE!-s (zakonisht në protestat e kaluara, raporti i pjesëmarrjes është për çdo 1 anëtar – 3 qytetarë).
Këto shifra flasin për një protestë që do të jetë më e madhja e organizuar ndonjëherë viteve të fundit në Kosovë.