Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë përmes një aksioni simbolik kanë numëruar dështimet e kryetarit të kësaj komune, Agim Veliut.
Aktivistët siç raporton Indeksonline kanë vënë pankarta në sheshin e qytetit duke i numëruar 13 dështimet e Veliut, të cilat asamblisti i Vetëvendsosjes Haki Rudari, i ka quajtur “13 rrenat e Agim Veliut”.
Ky aksion ka ardhur pas vendosjes së bredhit festiv me rastin e ndërrimit të moteve, nga Komuna e Podujevës.








