Lajmet e fundit

VV e pa vendosur nëse do të jetë në Kuvend për ratifikimin e MSA-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit në ditën kur do të kërkohet ratifikimi i MSA-së.

Por, nuk ka deklaruar njëjtë partia tjetër opozitare Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj partie Frashër Krasniqi, i ka thënë Indeksonline se kjo çështje nuk ka arritur ende në agjendën e Kuvendit.

“Kjo çështje ende nuk ka ardhur në agjendën e Kuvendit, prandaj edhe ende nuk kemio ndonjë qëndrim për këtë çështje”, ka thënë shkurt Krasniqi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, sapo nënshkruan në Strasburg, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.