Lajmet e fundit

VV: Koaliconi i “zajednicës” duhet të largohet urgjentisht!

Lëvizja Vetëvendosje, ka reagur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse në lidhje me asocacionin aspo siç e quajn ata “Zajednicës”, duke kërkuar largimin nga Kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, transmeton gazetablic.com

Ky reagim vjen pak kohë pasi që Gjykata Kushtetuese e ka dhënë fjalën e fundit në lidhje me marrëveshjen për asocacion, duke e cilësuar si antikushtetues apo të paligjshëm.

Më tutje reagimi i plotë i VV:

KOALICIONI I “ZAJEDNICËS” DUHET TË LARGOHET MENJËHERË
Opozita e bashkuar ka deklaruar dhe argumentuar se marrëveshja e 25 gushtit me Serbinë e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe frymën e saj.
Rrjedhimisht kjo marrëveshje dhe ‘Zajednica’ në përgjithësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe si të tilla janë të vdekura.
Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës.
Këta shkelën Kushtetutën, dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë.
Kundër argumenteve tona Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi patën deklaruar se Zajednica është OJQ, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe se Dekretin për themelimin e saj do ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese.
Ata nën këto qëndrime antikushtetuese shpërfillën Peticionin e 205 254 qytetarëve, arrestuan deputetët tanë, aktivistët e qytetarët protestues.
Ata na akuzuan se po shkelim ligjin teksa kishin shkelur thelbësisht Kushtetutën e vendit tonë, pra interesin tonë shtetëror.
Prandaj largimi i menjëhershëm i Mustafës dhe Thaçi është i domosdoshëm dhe më e pakta që duhet të ndodhë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
NISMA për Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published.