Lajmet e fundit

VV: Mustafa e Thaçi në përfundim të misionit

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçin se pas trazimit që i bëri Gjykata Kushtetuese, nuk po ndalin represionin ndaj Vetëvendosjes, të vetëdijshëm se janë në fund të misionit.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti në një konferencë për media ka thënë se mbrëmë Policia ka marr aksion të gjerë kundër opozitës.

Ajo tha se dje është arrestuar Nol Nushi, ku udhëheqës i aksionit ishte Driton Imeri, i cili njihet mirë për rrahjet dhe arrestimet e aktivisteve të Lëvizjes.

Dërguti ka shtuar se do të ketë lotsjellës deri në anulimin e marrëveshjes me Serbinë dhe atë me Malin e Zi

Leave a Reply

Your email address will not be published.