Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar rreth 80 Kallëzime Penale kundër intervenimit të Policisë së Kosovës në zyrat e subjektit më 28 nëntor.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi tha se kanë ngritur kallëzim penal kundër drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit, drejtorit operacional, Rashit Shala, si dhe udhëheqësit të Njësisë Speciale, Alben Jetullahut.
Ai tha se më 28 Nëntor në zyren e VV kanë i intervenuar mbi 1200 pjesëtar të Njësisë Speciale ose afër dhjetëfish më shumë policë se sa më 25 korrik, kundër strukturave paralele serbe në veri.
“Atë ditë nuk kemi pas të bëjmë me policinë por me grupe kriminale të udhëhequra nga Shpend Maxhuni, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Këto padi do të mbesin në gjykatë dhe kurdoherë do të përfundojnë, të marrin dënimin”, tha ai.
Kurse, Fitore Pacolli ka kujtuar edhe një herë ditën e 28 Nëntorit, duke thënë se në zyre kanë qenë mbi 100 aktivistë të kthyer nga manifestimi, dhe në setcilin dhomë të ndërtesës ka pas rrahje brutale.