Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur “manipulimet”, siç janë shprehur zyrtarë të kësaj partie, me votën e qytetarëve që kanë ndodhur në ditën e votimit në disa qendra të votimit në Kosovë.
Drejtues i departamentit për mbrojtje të votës, Valdrin Ahmeti ka thënë se Vetëvendosje ka vërejtur manipulimin “treni vulgar”, me të cilin janë gjetur mungesë të fletëvotimeve në disa komuna, nga mëngjesi kur janë dorëzuar dhe në mbrëmje ku janë marrë ato fletëvotime.
Përmes kësaj, sipas Ahmetit tregohet për një parregullsi e cila ka ndodhë në shumë vendvotime.
Dardan Molliqaj, nga kjo Lëvizje ka thënë se nga vjedhja industriale procesi ka kaluar në blerje industriale, dhe se janë duke përgatitur padi për në prokurori.
Molliqaj ka thënë se komisionarët dhe vëzhguesit e VV do ta mbrojnë vjedhjen dhe blerjen e votës, por që nuk kanë analizuar se për cilin subjekt politik kanë ndodhur këto manipulime, e që më së shumti kanë rezultuar në Prizren dhe Gjilan.