Lajmet e fundit
VV: Qeveria nuk guxon t’i reagojë Daçiqit, shfryen mllefin ndaj Vetëvendosjes

VV: Qeveria nuk guxon t’i reagojë Daçiqit, shfryen mllefin ndaj Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Podujevës, Agim Veliut, duke thënë se gjuha e Veliut e përdorur ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, është rrugaçërore.

“Kryetari i Komunës së Besianës sot ka përdorur një gjuhe rrugaçërore ndaj aktivistëve që kanë kryer një aksion simbolik ndaj kryeministrit të Zajednicës”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Arsyet pse Agim Veliu e përdorë këtë gjuhë banale janë dy, së pari ai dëshiron të shprehë servilizmin e tij të fuqishëm ndaj kryeministrit të pafuqishëm, së dyti edhe ai dëshiron t’i bashkohet logjikës parafashiste dhe antidemokratike që po instalohet gjerësisht në instancat e pushtetit burokratik, mafioz edhe mediatik”, thuhet më tutje.
Vetëvendosje ka shtuar se ata politikanë që përdorin gjuhë kërcënuese dhe quajnë horra aktivistët e qytetarët e ndërgjegjshëm e paqësorë, janë të njëjtët që nuk guxojnë ta çelin gojën kur qeveria e Serbisë e quan Kosovën të barabartë me ISIS-in.

“Me logjikën e tyre të pabarazisë dhe servilizmit, Daçiqi e Vuçiqi ofendon Kosovën, dhe Mustafa e Veliu ofendojnë aktivistët e qytetarët e tyre. Por kësaj logjike i ka ardhur fundi. Qindra mijëra qytetarë po e kundërshtojnë “Zajednicën” dhe në fakt ky mobilizim është shqetësimi kryesor i qeverisë Mustafa. Humbja e legjitimitetit të Isa Mustafës po përcillet me ofendime e sharje, kërcënime e dhunë policore. Ky është paralajmërim i fundit të tij politik”, thuhet në fund të reagimit./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.