Lajmet e fundit

VV: S’ka liberalizim të vizave me ata që e kanë kapur pushtetin

Pas publikimit të Këshillit të Evropës për zgjerimin dhe stabilizimin e vendeve të Ballkanit dhe Turqisë, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, duke akuzuar dhe ka fajësuar rëndë Qeverinë e Kosovës për këtë dështim.

Përmes një komunikate, Vetëvendosje ka theksuar se për katër vjet rresht pa ndalim Hashim Thaçi e së fundmi dhe Isa Mustafa e plot zyrtarë ndërkombëtarë këmbëngulën se liberalizimi i vizave dhe proceset integruese të Kosovës lidhen me “zemërgjerësinë” e Kosovës që qenë praktikisht koncesione ndaj Serbisë në dialogun e Brukselit.

Sipas VV-së, katër vite negociata me Serbinë nuk shërbyen për asgjë tjetër përpos për t’ia shtruar rrugën Serbisë drejt BE-së e për ta amnistuar klasën politike mbështetëse të Milosheviqit.

“Sa kohë lufta e pakompromis kundër kapjes së shtetit i lihet në dorë aktorëve kryesore që kanë realizuar këtë kapje, kriteret për liberalizimin e vizave nuk do të ndodhë. Sepse ato kritere lidhen me shtetin e së drejtës të cilin e kanë rrënuar Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij. Krejt e kundërta ndodhi me Serbinë. Këshilli i Bashkimit Evropian ia hapi asaj dy kapituj të negociimit për anëtarësim”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.