Lajmet e fundit

VV thotë se s’po i djegin veturat e Shtetit, paralajmërojnë padi ndaj atyre që po i akuzojnë

Flamur Shala, asamblist i LDK-së në Komunën e Prishtinës, ka akuzuar Vetëvendosjen se qëndron prapa djegies së veturave zyrtare në Kosovë. Ngjashëm sot, edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaci, ka thënë se djegia e veturës së kryetarit të Gjykatës Themelore është veprim i opozitës. Për këto deklarata VV ka paralajmëruar padi

Në anën tjetër, Hashim Thaci ka thënë se edhe kjo djegie e veturës, është veprim i opozitës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vetëvendosjes, përmes zëdhënësit të saj, Frashër Krasniqi. Ai ka shkruar se nëse njihet për diçka, Vetëvendosje njihet për transparencën e aksioneve dhe aktiviteteve të saj. Nuk ka aksion që e bën Vetëvendosje e që nuk e publikon, para ose pas kryerjes së tij.

“Të gjithë ata që po shpifin sa i përket autorësisë së djegies së veturës së një gjyqtari, dhe që po e lidhin VETËVENDOSJE!-n apo opozitën me këtë, do të përballen me padi nga ana jonë”, ka shkruar Krasniqi. “Nëse situata po tensionohet në Kosovë, fajtor për këtë është Qeveria Mustafa – Thaçi, e cila ka sakrifikuar demokracinë, drejtësinë dhe zhvillimin, vetëm për t’i hapur rrugë Serbisë që të futet në Kosovë”, ka shkruar më tej ai.

Mbrëmë është djegur vetura e kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, ndërsa ditë më parë janë djegur edhe vetura të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës.

Vetëvendosje, në ditët e kaluara kishte marrë përgjegjësinë për djegien e disa veturave zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.