Komuna e Deçanit i ndau sot çmim ish shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, për kontributin e dhënë në zbardhjen e së vërtetës për luftën dhe viktimat në vendin tonë.
Çmimi që mban emrin e heroit të Kombit “Shkëlzen Haradinaj’’ dhe një “Mirënjohje Qyteti’’, iu ndanë atij nga kryetari Rasim Selmanaj, ndërsa një ditë më parë në Reçak të Shtimes nisi të ngritet edhe një shtatore për diplomatin amerikan, transmeton Klan Kosova.