Lajmet e fundit

XHAFER AHMETAJ E MERITA KASTRATI LANSOJNË KËNGËN ME VIDEOKLIP “S’KA PËRHAJËR” (VIDEO)

Këngëtarët e njohur nga Prizreni, Xhafer Ahmetaj dhe Merita Kastrati, kanë sjell bashkëpunimin e tyre me videoklip, i cili pritet të jetë tejet i diskutueshëm dhe shumë reflektues.

“S’ka përhajër”, mban titulli projekti i dy këngëtarëve, i cili në fokus ka dashurinë. Shumë dashuri në mes të rinjve kanë përfunduar jo ashtu siç ata kanë dëshiruar. Edhe më tutje familjet bëhen peng i realizimit të tyre, duke kundërshtuar protagonistët.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Suzana Fazliu, e cila tashmë është bërë shumë e njohur për tematikat që i reflekton në tekstet e saj, kryesisht të baladave.
Është mjeshtri i muzikës nga Prizreni, Naim Qukiqi, i cili është përkujdesur ekskluzivisht për muzikën, kurse nga ana tjetër poashtu mjeshtri i madh nga Prizreni, Eroll Dogani, i cili është përkujdesur për orkestrimin, në bashkëpunim me Naim Qukiqin. Kënga është inçizuar në studion, “Erona” në Prizren.
Ndërkaq, është produksioni më alternativ, poashtu nga Prizreni, “04 Production”, i cili i ka punuar videoklipin dy këngëtarëve.
Përndryshe, të dy këngëtarët janë të njohur për realizimet e tyre, dhe pas vetes kanë një numër të madh ndjekësish, të cilët i mbështesin në çdo hapë të tyre.
E kur bëhet fjalë për shpërndarjen në internet, është shtëpia më e madhe në trojet shqiptare, “ArkivaShqip”, e cila është përkujdesur ekskluzivisht për lansimin e kësaj kënge.
04 Online, e sjell ekskluzivisht këngën e Xhafer Ahmetaj dhe Merita Kastratit, “S’ka përhajër”.

https://www.youtube.com/watch?v=vNX9ZmydsP0

Leave a Reply

Your email address will not be published.