Lajmet e fundit

Xhavit Ahmeti: Morali, politika Hashimi dhe Ise

Shteti dhe politika nuk mund të qëndrojë pa themele morale. Filozofi i madh Emanuel Kant, duke arsyetuar Paqen e përjetshme kishte përfunduar se: problemi i organizimit të shtetit, edhe pse doket i vështirë, mund të zgjidhet edhe për racën e djallit, mjafton të posedojnë inteligjencë (organizatorët-politikanët). Sipas Kantit shteti duhet të jetë formë e moralitetit. Në polemikat akademike ka përplasje rreth çështjes se vallë politika ndeshet me moralin, apo politika dhe morali janë një. Disa mendojnë se nuk ka konflikt mes politikës dhe moralit. Megjithatë, një ndeshje gjithmonë do të ekzistojë në interesat vetanake të njerëzve. Madje kjo më shumë forcohet nga realistët . Sipas tyre morali dhe politika s’kanë asgjë të përbashkët, dhe politika e suksesshme udhëhiqet vetëm me forma makiaveliste. Unë jam prej atyre që nuk e ndajë moralin nga politika. Me vetë faktin që politika ka të bëjë me rregullimin shoqërorë, e morali nëse nuk tregohet në shoqëri atëherë ku e ka vendin? Po e lëmë vetëm në fjalë, ndërsa nga ana tjetër morali me fjalën nuk korrespondon, sepse moral është ajo që aplikohet. Ata që thirren në makiavelizëm si duket nuk e kanë kuptuar mirë thirrjen e Makiavelit ose nuk e kanë lexuar Princin , ngase ai aludon në arritjen e qëllimi pa zgjedhur metodat, po, kërkon edhe dinakëri. Mirëpo kjo kërkon të ndodhë kur bëhet fjalë për çështje të mëdha shtetërore, karshi interesave të shteteve tjera. Kjo nuk guxon të ndodhë kur bëhet fjalë për kamuflimin e interesave vetanake për t’a degraduar një grup tjetër. Nëse e vendojmë qeverinë e Isa Thaqit” në këtë analizë, reagimi i parë i çdo lexuesi do të ishte: tek politikat e tyre nuk ka moral! Po pajtohem se nuk ka. Po do të duhet të sjellim një konkluzion tjetër. Keta dy nuk bejne politikë, bejne krim politik . Keta me veprimtarinë e tyre pa moral nuk mund të thirren në rregullim shoqërorë. Si duket receten e fitimit te zgjedhjeve tashme e ka persosur deri ne maksimume.Ne funde te mandatit gjejne fonde per ti ndihmuare te semuarit,gjejne fonde per rritje te pensioneve etj. Një shtet më shumë shkatërrohet nga humbja e moralit të qytetarëve se sa nga shkatërrimi ekonomik. Por, çka nëse mbi shtetin qëndron njeri i pa moralshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.