Lajmet e fundit

Xhavit Haliti tregon me emra disa nga njerëzit që deshën ta vrisnin (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se ndaj tij është organizuar disa herë atentat, ndërsa nuk ka ngurruar që të përmend emrat dhe inicialet e atentatorëve dhe urdhërdhënësve.

Xhavit Haliti, një nga figurat kryesore të UÇK-së, tani nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për rrugëtimin e tij deri sot.

Haliti ka thënë se ndaj tij është bërë disa herë atentat, ndërsa ka përmenduar edhe rastet dhe emrat e atyre që kanë qenë pjesëmarrës në to, njofton Klan Kosova.
“Unë jam grindavec nganjëherë në qëndrimet e mia në çfarëdo debati”.
“Unë kurrë kurrë në jetën time nuk e kam menduar dhe nuk do të mendoja se dikush nga ata që kemi ngrënë se bashkë do të donte të më eliminoj”.
“Do t’i përmendi vetëm inicialet që ata t’i kruajnë veshët, ndoshta më vonë do të dalë edhe me emra. 7 nëntor 1985, kanë dashtë me më vra, Xhavit Kuçi, Bashkim Qerkini, Nazim Bllaca 1990 në Cyrih, atentat i organizuar nga UDB-ja me urdhër të Millosheviqit, me arsyen se kemi bërë plan për ta vrarë Millosheviqin. 1991- Zoki, protagonist i rëndësishëm i UDB-së, njëri nga udhëheqësit e UDB-së në Kosovë kanë organizuar një takim me bindjen që unë të dalë të Inicialet janë S.K nga Prishtina”.
“Paris, 1999 në konferencën e Rambujesë më ka thirrur Fatos Klosi i informuar nga shërbimet mike më ka thënë se ta lëshoj takimin më herët se kanë organizuar atentat ndaj teje. Në makinë kanë qenë Naim Muja, Shaip Muja, Hashim Thaçi dhe Bilall Sherifi, ata i ka nuhat Bilall Sherifi afër kullës së Ajfelit. Me makinën që ma kanë sjellë kam shkuar në Romë e nga Roma në Tiranë”.

http://www.dailymotion.com/video/x3j28dd_haliti-video_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.