Xherdan Shaqiri e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet i shtrirë në krevat, ndërsa e ka një urim dhe porosi për futbollistët e Kombëtares shqiptare, shkruan Zëri.
“I uroj fat vëllezërve të mi sonte në Armeni. Bëjeni atë që e bëri Zvicra”, ka shkruar futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, duke uruar që Kuqezinjtë të kualifikohen në Evropian, njëjtë si Zvicra, e cila e siguroi një gjë të tillë të premten mbrëma, përcjell Zëri.
Ndër të tjera, ai i ka postuar dy flamuj, të Shqipërisë dhe Kosovës, që nënkupton se urimi u takon futbollistëve nga Shqipëria dhe Kosova, që luajnë për Kombëtaren shqiptare
http://www.zeri.info/sport/55712/xherdan-shaqiri-uron-qe-shqiperia-te-kualifikohet-ne-evropian/