Ja deklarata e tij e plotë e dhënë për Gazetën Blic:
Jo vetëm unë por edhe shumë veteranë janë të zhgënjyer me ketë vendim, sepse ju e dini disa herë qeveria ka deklaruar se veteranët do t’i gëzojnë pensionet retroaktive nga janari i këtij viti. Kjo nuk ndodhi edhe pse është paraparë buxheti prej 24 milionë eurove për këtë kategori. Shtrohet pyetja çka ndodhi me këto mjete ku shkuan ato?. Dhe së dyti është e papranueshme dhe e padinjitetshme që pensioni për veteranin e luftës të jetë 170 euro. Me këtë vendim, qeveria po i trajton këtë kategori si raste sociale. Ne jemi duke e diskutuar me veteranë këtë problem dhe besoj që shpejt do të dalim me një qëndrim rreth hapave të mëtutjeshëm.