Xhihadistët në Irak dhë në Siri janë duke mbajtur më shumë se 3000 pengje të komunitetit jazidi, ka deklaruar një aktiviste jazidi e cili ishte mbajtur peng nga Shteti Islamik.
“Në këtë moment rreth 3,400 njerëz mbahen peng nga xhihadistët në Irak dhe në Siri,” tha Nadia Murad Basee Taha gjatë një vizite në Athine.
Taha 21-vjeçari në takim me presidentin grek ,Prokopis Pavlopoulos, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të dëgjojë zërin e saj, pasi mijëra gra dhe fëmijë të vegjël vazhdojnë të mbahen peng nga Shteti Islamik.
Taha është rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik në gusht të vitit 2014, ndërsa është mbajtur peng për tre muaj, gjatë së cilës kohë është përdorur edhe si skllave seksi.
Ajo ka arritur të ikë dhe të largohet për në Gjermani në muajin dhjetor, ndërsa Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u ka thënë se ‘Shteti Islamik i ka bërë gratë jazidi mall trafikimit’.
Pakica kurde-folëse jeton kryesisht rreth malit Sinjar në Irakun verior. Në vitin 2014, militantët e Shtetit Islamik kanë masakruar dhjetëra mijëra njerëz nga komuniteti jazidi, ndërsa mijëra gra dhe vajza të reja janë mbajtur rob duke u përdorur si skllave seksi.