Lajmet e fundit

‘Xhihadistët mund të jenë duke u strehuar në Calais’, thotë ish-kreu i policisë britanike kundër-terrorizmit

Kampi i refugjatëve në Calais, është shëndruar në shtëpi mijëra emigrantë të larguar nga zonat e luftës.

Ish-kreu i policisë kundër-terrorizmit në Britaninë e Madhe, Kevin Hurley, ka shprehur shqetësimin e tij se ‘kampi nuk kontrollohet nga focat policore’, ndërsa ka theksuar se ka mundësi që pikërisht në këtë kamp të jenë të fshehur xhihadistët
Megjithatë, kërkesa e Hurley për të patur prani të policisë në kamp, nga kreu i një organizate bamirësi është quajtur si ‘ide qesharake’.

Ai ka shtuar se është shqetësuar se kampi ‘ka hapësirë për t’u fshehur’ dhe se njerëzit mund të jenë duke u shfrytëzuar nga krimi i organizuar.
“Nëse unë do të kthehesha në xhihadist, do t’ia dilja për mrekulli të fshihesha në këtë vend,” tha ai.
Duke biseduar për emigrantët dhe refugjatët që qëndrojnë në Calais, Hurley ka deklaruar se ka në këtë kamp kanë qëndruar edhe njerëz të rrezikshëm.
Një migrant është shprehur se në kamp ka edhe njerëz ‘që kanë punuar për Daeshi-in’, edhe pse ata nuk kanë qenë pjesë e grupit terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.