Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Ylli Hoxha, i është kundërpërgjigjur ambasadores gjermane, Angelika Viets e cila tha se veprimet e opozitës janë të papranueshme, transmeton Indeksonline.
Hoxha ka shkruar në Facebook se ambasadorja gjermane mund ta kuptoj opozitën, pasi të lexojë deklaratat e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq për anëtarasimin e Kosovës në UNESCO.
Lexojeni të plotë reagimin e Yllit në Facebook
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets: Unë nuk mund t’i kuptoj veprimet e papranueshme te opozites në parlament!
Koment: Lexoje cka thot Ministri i Jashtem i Serbise per Kosoven, e na kupton me lehte!
‘Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë’ 4 Tetor, Ivica Dacic