Ymer Havolli profesorë në Universitetin e Prishtinës për Kosovanews ka deklaruar se Shqiptarët kanë traditë në pritjen e mysafirëve, Nuk duhet asesi t’i ngjajmë stadiumit te Beogradit dhe te fërshëllejmë kur emetohen himnet, ne si shqiptar do te respektojmë himnet.
Më poshtë mund ta lexoni opinionin e plotë të Havollit
Ndeshja është sportive do te shohim një ndeshje ne mes dy ekipeve ne Elbasan arena. Shqiptaret kanë traditë në pritjen e mysafirëve
Te gjithë duhet te respektojmë këtë tradite
Nuk duhet asesi t’i ngjajmë stadiumit te Beogradit dhe te fërshëllejmë kur emetohen himnet, ne si shqiptar do te respektojmë himnet, por do ta kërkojmë burrnisht dhe me nder një fitore ne fushe të gjelbërt
Nuk besojmë që ka shqiptar që dëshiron ta dëmtoj ekipin e kombëtares. Ai ose ata që e bëjnë këtë, nuk e duan Shqipërinë ne Kampionatin evropian,
Prandaj sot të gjithë duke i përkrahur Futbollistet tanë, me kulture drejt një fitoreje pa as me te voglin ekces!
Ekipi i kombëtares sonë është ekip i kompounuar mirë, shpresojmë ti beje balle presionit psikologjik për fitore, këtë presion ta shndërrojë ne motiv i cili do t’i sjell një rezultat te cilin e duan shqiptaret.
Kemi djem te jashtëzakonshëm qe po e ndrisin imixhin e Shqiptarëve, djem profesionist te cilët do te dine ta bëjnë punën e vet ne terren. Prandaj ftesa ime është, Ti përkrahim me kulture, tu japim zemër e motiv për fitore, pa asnjë ekces që na dëmton këtë imixh dhe angazhim te tyre!