Visar Ymeri ka thënë se opozita do të vazhdojë të bllokojë punimet e seancës të hënës por pa treguar për veprimet, raporton lajmi.net.
Ai ka thënë se seancave të Kuvendit të Kosovës nuk do t’i kthehet normalitetit deri sa nuk ka tërheqje të marrëveshjeve.
Ai ka thënë se edhe seanca e sotme nuk ishte e qetë, pasi deputetët e Vetëvendosjes kërkuan që të ndalet hegjemonia e Serbisë ndaj Kosovës.
I pyetur rreth vendimit të presidentes Atifete Jahjaga se marrëveshja për Asociacionin do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, Ymeri tha se kjo gjykatë nuk ka kredibilitet dhe asnjëherë nuk është vënë në mbrojtje të Kushtetutës dhe se Kushtetueses ata nuk i besojnë.