Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është prononcuar për media pak para se të filloj seanca e mbetur në gjysmë ditën e hënë.
Ymeri: Do të vazhdojmë me mënyrën e njëjtë të protestës në seancë
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është prononcuar për media pak para se të filloj seanca e mbetur në gjysmë ditën e hënë.
Ai pranoi se skenari do të jetë i njëjtë edhe sot. “Do të vazhdojmë me protestën tonë, për sa kohë që këto marrëveshje vazhdojnë ta rrezikojnë Kosovën. Do të vazhdojmë më menyrën e njëjtë të protestës”, tha Ymeri, raporton lajmi.net.
Ndërsa e fajësoi Presidenten se ajo bëri fjalim siç flet Thaçi e Mustafa, në skutat e Kuvendit.
“Ajo nuk po i përmbush obligimet kushtetuese dhe në anën tjetër nuk po shërben si shefe e diplomacisë së jashtme të Kosovës, që e ka me kushtetutë, veçanërisht karshi marrëveshjeve. Ajo është në anën e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Ajo është vegël e tyre”, përfundoi Ymeri.
Përndryshe, gjatë fjalimit të Presidentes opozita doli nga salla, ndërsa tash kanë hyrë përsëri në sallë disa nga deputetët e opozitës, për të pritur vazhdimin e seancës të së hënës.