Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Besnik Bislimi kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur rreth Zajednicës dhe kufirin me Malin e Zi.
Ymeri është shprehur se Zajednica është një problem politik dhe ekonomik për Kosovën ndërsa Bislimi ka thënë se Asociacioni paraqet formën ekstreme të decentralizimit asimetrik, njofton Klan Kosova.
Ky i fundit ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi ku ka thënë se pjesë e ekipit të komisionit për demarkacionin kanë qenë jurist dhe sociolog e asnjë gjeograf.
Bislimi tha se Isa Mustafa është i pa interesuar që ta marrë seriozisht këtë punë.
“Gjeodetët e Kosovës vazhdimisht kanë derguar prova të reja se Kosova po humb territor, por komisioni në asnjë variant nuk ka shpreh interesim me i marr parasysh” ka thënë ai
Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Kuvend duke thënë se të enjten Kadri Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit.