Lajmet e fundit

Ymeri: Me marrëveshjet e Isës e Hashimit, Republika nuk është më republikë barazije por Qeverije

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se qytetarët e Kosovës po i kundërshtojnë marrëveshjet me Serbinë sepse e kanë kuptuar që këto marrëveshje janë të dëmshme. Sipas tij Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi e dinë se qytetarët e shtetit janë kundër këtyre marrëveshjeve por nuk duan t’i dëgjojnë.

“Vullneti popullor është kundër tyre dhe kundër marrëveshjeve për të rrënuar shtetin . Këta nuk flasim  me polici jo kundër krimit e korrupsionit por kundër opozitës së bashkuar, kundër qytetarëve që i bashkohet opioztës. E keqpërdorin Policinë e Kosovës policinë tonë për ta kthyer atë kundër Kosovës, për të ia vendosur në shërbim Zajednicës së Serbisë”, është shprehur ai.

Ymeri ka theksuar se po i arrestojnë deputetët e protestuesit që e kanë ngritur zërin kundër marrëveshjeve, sepse duan ta heshtin kundërshtimin por edhe ta frikësojnë qytetarin.

“Opozita e bashkuar nuk hesht dhe nuk friksohet poashtu e kemi bërë të qartë se këto dy marrëveshje nuk do të kalojnë asnjëher. Dhe a e dini pse nuk kalojnë sepse Republika nuk mund ta pranoj Zajednicën e Serbisë e as t’i falen tokat Malit të Zi. Republika do t’i kthehet qytetarëve sepse atyre iu takon por pushteti duhet ta dijë se nuk mund ta burgosin krejt popullin e Kosvës sepse Republika nuk mund të arrestohet. Ashtu si janë ngritur Hashimi dhe Isa kundër kësaj Republikë janë ngritur edhe qytetarët që ta mbrojnë këtë Republikë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.