Lajmet e fundit

Ymeri: Molotivi i së shtunës s’ishte në plan të opozitës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se dhuna dhe koktejet e molotivit që u hodhën në drejtim të zyrtarëve të policisë dhe të ndërtesës së qeverisë në protestën e së shtunës të thirrur nga opozita, nuk arsyetohen. Këtë koment ai e bëri në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ku tha se ajo molotovi nuk ishte pjesë e skenarit të opozitës, mirëpo shpërthim i qytetarëve të zemëruar.

“Këto veprime, shprehje e zemërimit të qytetarëve që kanë ndodhur atë ditë në pjesën e fundit të protestës as nuk kanë qenë të parapërgatitura e as nuk kanë qenë pjesë e skenarit e as nuk i arsyetojmë, mirëpo duhet ta kemi parasysh një gjë që megjithatë zemërimi i qytetarëve mund të kuptohet, sepse sot qytetarët e Republikës së Kosovës janë jashtëzakonisht të zemëruar edhe për shkak të këtij 16 vjeti që i ka mbyt perspektivën dhe në anën tjetër për shkak të gjendjes në të cilën jetojnë sot’, tha Ymeri për RTK’në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.