Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri nisi fjalimin e tij para protestuesve në Prizren duke thënë se: “ju e dini shumë mirë se çka do të thotë me pas kryetarin edhe të korruptuar, edhe në burg edhe në pushtet”.
Ai shtoi se po ashtu ju e dini shumë mirë si është të kesh në pushtet politikanë të korruptuar.
Ymeri përmendi po ashtu edhe deputetët e opozitës të cilëve u është vazhduar masa e paraburgimit.
“Regjimi i treshes famëkeqe Mustafa-Thaqi- Veseli është ngritur kundër qytetarëve, Republikës së Kosovës, deputetëve”, tha Ymeri, duke shtuar se nuk ka dialog me këta shtetrrënues.
Ai tha se ne nuk do të bëhemi pjesë e këtij shkatërrimi të shtetit duke përsëritur se janë kundër këtij shkatërrimi.