Lajmet e fundit

Ymeri: Opozita s’lëshon pe!

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka thënë se Opozita nuk ka lëvizur aspak nga qëndrimet e saj kundër marrëveshjeve me Serbinë, pasi ato kanë mbetur po të njëjtat.

“Nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimeve nga Opozita e bashkuar, karshi këtyre marrëveshjeve, sepse nuk ka asnjë ndryshim në këto marrëveshje”.

“Këto marrëveshje janë jashtëzakonisht të dëmshme për Republikën e Kosovës, territorin e Kosovës, funksionimin e Kosovës”.

Ai poashtu ka theksuar se forma në të cilën janë shkruar ato lëndon shtetësinë e Kosovës, por nuk prek pretendimet e Serbisë nga nesh.

“Nëse e shohim tekstin e shkruar në këto marrëveshje ka një kujdes të shtuar që asnjëherë të mos preket Kushtetuta e Serbisë, kurse ndodh e kundërta me Kushtetutën e Kosovës”.

“Përmes këtyre marrëveshjeve, përpos që po ndryshon Kosova për brenda, gjithashtu po involvohet Serbia në Kosovë”, ka thënë Ymeri në emisionin “Zona e Debatit”, në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.