Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se edhe pas një ore opozita do të protestoj dhe nuk do të lejoj zhvillimin e seancës së Kuvendit.
“Ne kemi thënë që seanca e Kuvnedit nuk do të zhvillohen pasi që do të protestojmë kundër këtij normalizimi që po dëshiron t’ia bëjë “zajednicës” dhe demarkacionit.
Jemi kundër që këto marrëveshje të zbatohen në territorin e Kosovës dhe e cungojnë territorialisht. Ne këtu jemi në protestë dhe do të jemi bashkë në protesta edhe në seanca nëse do të ketë seanca.
Edhe sot edhe në ditët e tjera do të jemi bashkë në protestë. Këtu nuk ka dhunë. Kjo është protestë për të pamundësuar këto marrëveshje.”, ka thënë Ymeri.