Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Thotë se nuk është opozita ajo që po e rrezikon shtetin por Zajednica.
“Nuk është hera e parë kur pushteti është gati ta shtypë opozitën, kësaj radhe në mbrojtje të interesave të një vendi që nuk na njeh e që publikisht punon kundër nesh.Po si t’i quajmë këta pushtetarë që e mirëkuptojnë ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë duke mos e konsideruar atë fare si rrezik (për t’u kujtuar Veseli vjen nga Mitrovica!), e në anën tjetër shpikin rrezikun nga opozita?”, shkruan Ymeri në Facebook.