Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se dështimi më i rëndë i qeverisë gjatë këtij viti është mospranimi i Kosovës në UNESCO, e cila dështoi për shkak të mënyrës që e ka udhëhequr zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij, Pretrit Selimi.
Ai gjatë një konference për media ka komentuar punën një vjeçare të Qeverisë Mustafa, tha se mbi 100 mijë qytetar kanë lëshuar vendin por është rritur edhe përndjekja e deputetëve, gjithsej 26 nga janari që janë trajtuar nga policia dhe prokuroria.
Ymeri tha se kjo qeveri nuk dallon nga qeverisa e mëhershme e Thaçit, me numër të madh të ministrave, dosje korruptive, kapjen e bordeve publike, negociatave me Serbinë pa kushte.
“Prioritet me çdo kusht ishte kalimi i amendamenteve për Gjykatën Speciale. Ne e kemi thënë se Qeveria e Rashkës nuk ka plan për zhvillim ekonomik dhe kjo u vërtetuar me miratimin e buxhetit por edhe projektligji për 2016 ka ndryshime të vogla. Nuk ka qenë prioritet formimi i FAK-ut, financimi i bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë”, ka thënë ai.