Lajmet e fundit

Ymeri: Serbia po forcohet çdo ditë në kurriz të Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka shfaqur shqetësimin për pozicionin e forcuar të Serbisë karshi Kosovës.

Ai ka thënë se dëshmi e fuqisë së shtetit serb karshi Kosovës është mos heqja e barrikadës në urën e Ibrit.
“Këto ditë jemi dëshmitarë të marrëveshjes që është diskutuar disa herë ajo për lëvizje te lirë. Edhe pse ishin dakorduar për heqjen e barrikadës ajo po vazhdon të mbetet aty ku tani është rrethuar edhe me mbuloja të metalta nga Bashkimi Evropian. Pra barrikada nuk u tërhoq me 15 tetor sikurse është thënë”, ka thënë Ymeri, raporton Indeksaonline.
Sipas Ymerit, si rezultate i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, ka bërë që serbët të përfaqësohen ndryshe.
“Prej vitit 2013 me themelimin e Listës Serbe kemi një përfaqësim më ndryshe të serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që e cila ka ndodhur si rezultat i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Që nga viti 2011 janë arritur marrëveshje në fusha të ndryshme të cilat janë në proces të zbatimit nga ana Kosovës por asnjëherë nga ana e Serbisë. Serbia tërhiqet nga marrëveshjet që ka nënshkruar me Kosovën përmes institucioneve të saj, gjë që e cila tregon qartë se Serbia asnjëherë nuk ka pranuar që këto marrëveshje të duken jashtë Kushtetutës së saj”, ka thënë Ymeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.