Visar Ymeri: Serbia dhe Isa Mustafa nuk kanë hequr dorë nga akuza për Radoniqin.
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është kthyer statusit të Isa Mustafës për Ramush Haradinajn e Radoniqin, të cilin kryeministri e fshiu më pas duke thënë se as që e kishte shkruar vetë.
“Akuza për Radoniqin vjen prej Serbisë. Dhe tash edhe prej Isa Mustafës. Edhe pse e trajtuar ne Hagë, asnjëri prej këtyre nuk duket se ka hequr dorë”, ka thënë Ymeri.
“Por si ta kuptojmë tërheqjen e mëpastajme fëminore të Isës? Si e shkaktuar nga trysnia? Tipike për të. Sa herë që gjendet para trysnisë tërhiqet. U tërhoq nga vendimi i Kryesisë së LDK-së për referendum para dialogut. Kishte trysni për këtë. E tradhtoi nënshkrimin e tij në marrëveshjen e VLAN-it. E kërcënuan me dosje. E shkarkoi Jabllanoviqin, sepse u gjend para trysnisë së qytetarëve. Tash duhet tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë. Prapë si rezultat i trysnisë nga qytetarët”, ka thënë Ymeri.