Lajmet e fundit

Ymeri thotë se opozita do të vazhdojë bllokadën në Kuvend, paralajmëron protesta (Video)

Bashkimi i pushtetit dhe opozitës në sallën e Kuvendit të Kosovës, duket se ka marrë fund me miratimin e MSA-së, raporton KTV.

Opozita paralajmëron rikthimin e bllokadës së legjislativit, edhe me rastin kur do të vijë për miratim buxheti për vitin 2016.

Në Rubikon të KTV-së, kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka paralajmëruar zgjerimin e protestave në rast se kryeministri Isa Mustafa nuk e bën distancimin nga këto marrëveshjeve dhe të deklarohet se ato nuk mund të zbatohen, raporton Koha.net .

Duke qenë që jeta institucionale e Kosovës është “pezulluar”, Ymeri ka lënë përgjegjëse qeverinë e Kosovës dhe, sipas tij, nxjerrja nga kjo situatë i takon ekzekutivit.

Ymeri ka thënë se pak i besoj Gjykatës Kushtetuese për faktin që, siç deklaroi ai, ajo është kapur nga pushteti. Në rast të zgjedhjeve të reja, kreu i Vetëvendosjes ka thënë se opozita mund edhe të konkurroj me një listë të përbashkët.

http://www.dailymotion.com/video/x3c9x5f_ymeri-opozita-nuk-terhiqet_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.