Lajmet e fundit

Ymeri: Vendi nuk mund të qeveriset nga ata që kanë shkelur Kushtetutën (Video)

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se pas vendimit të Kushtetueses për Asociacionin, Qeveria nuk ka asnjë opsion përveç dorëheqjes.

Në emisionin “Debat” të RTK’së me autorin Ridvan Berisha, Ymeri ka thënë se vendimi i Kushtetueses është një moment i ri politik në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga njerëzit që e kanë shkelur Kushtetutën.
“Aktygjykimi i Kushtetueses vetëm ka konstatuar atë që kemi thënë atë që kemi thënë ne.Ky momentum i ri është një fitore për Kosovën sepse është arritur një fitore në një beteje.  Tani e kemi një dimension të ri të diskutimit politik që ka të bëjë me një sistem të mirëndërtuar të llogaridhënies. Pra nëse ka njerëz që shkelin Kushtetutën dhe mbesin në pushtet, atëqherë dihet pozicionimi i tyre.  Kosova nuk mund të vazhdojë të qeveriset nga njerëz që kanë shkelur Kushtetutën”, ka thënë Ymeri.

http://www.dailymotion.com/video/x3k79vx_visar-ymeri-debat_news

Leave a Reply

Your email address will not be published.