Lajmet e fundit
Zaev: Kredibiliteti i listës zgjedhore duhet të kontrollohet dhe verifikohet

Zaev: Kredibiliteti i listës zgjedhore duhet të kontrollohet dhe verifikohet

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot pati takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Masimo Beleli, në të cilin kanë biseduar për rrjedhën e zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut dhe bisedave politike në kuadër të grupeve të punës.

“Në pritje të afatit të definuar për përfundimin e negociatave rreth legjislaturës ligjore, Zaev e transmetoi përkushtimin e plotë të LSDM-së në proceset të cilat krijojnë mekanizma për demokratizimin e shtetit dhe sigurimin e kushteve kryesore për besim në procesin votues”, kumtoi LSDM.

Zaev ka theksuar se të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë duhet të kenë besim në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhje sillet vendim prej së cilit varet e ardhmja e shtetit dhe qytetrët duhet ta sjellin në një atmosferë demokratike dhe me bindje të lirë, të çliruar prej presioneve të ndryshme apo pamundësi vota e tyre të keqpërdoret. Prandaj janë të rëndësishme rregulaltivat ligjore. Kredibiliteti i Listës zgjedhore duhet kontrolluar dhe vërtetuar. Qëndrimet i kemi parimore dhe presim që nesër të arrihet marrëveshje për legjislaturën ligjore”, ka deklaruar Zaev.

Ambasadori Beleli, thekson LSDM, ka këmbyer disa përvoja të caktuara lidhur me rregullativat zgjedhore në vende të tjera dhe ka shprehur bindje se zbatimi i të gjitha pikave të Marrëveshjes do të respektohet në pajtim me afatet e përcaktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.