Lajmet e fundit

Zafir Berisha: Liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë, përderisa hajdutët nuk shkojnë në Dyz!

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha, ka komentuar çështjen e vizave, njofton Gazeta Blic.

Sipas tij, Kosova nuk do të ketë liberalizim të vizave, derisa “hajdutët” të mos shkojnë nç burgun e Dyzit.

Ja postimi i plotë i tij:

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë derisa hajdutët nuk shkojnë në Dyz…
Kosova vazhdon të ecë në Orbitrekun e Top Shop-it.
Mungesa e stilit origjinal të klasës politike në Kosovë dhe qasja e gabuar në kërkim të këtij stili rrezikon pluralizmin dhe demokracinë duke u servuar dhe imponuar qytetarëve një politikë “Pozash”, që nuk janë asgjë tjetër veç një kopje e politikanëve dhe politikave tashmë të dështuara. Në realitetin e sotëm në Kosovë është shumë normale të mendosh se kush çka dhe sa po bën për Kosovën. Kjo vjen si rezultat i gjendjes në Kosovë, e cila është në kërkim të identitetit shtetëror dhe politik, ku si rezultat i këtij kërkimi e jetojmë jetën të cilën e jetojmë. Opozita do të vazhdojë të jetë këmbëngulëse në kërkesat e veta dhe do të veprojë brenda rregullave ligjore e demokratike, edhe pse shumë rregulla janë jashtë funksionit, për arsye se, Qeveria e ka vendosur opozitën dhe qytetarët para aktit të kryer, gjë që pamundëson disa hapa që janë dashur të merren, para se të bëhen veprimet e dëmshme për vendin.
Z.B”

Leave a Reply

Your email address will not be published.