Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha thotë se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka humbur rrugën në oborr. Kjo pasi, sipas tij, Thaqi kohët e fundit po bën sjellje të pakontrollueshme. Berisha thotë se mospranimi në UNESCO mbi drejtëpërdrejt mbi të dhe ‘adoleshentët’ që e rrethojnë.
Ai shkrua në Facebook se Thaqit duke mos i mjaftuar dëmi që po i shkakton vendin duke mos arritur të kryejë misionin ai lërë që nuk dorëhiqet po vazhdon dhe gjatë këtyre ditëve duke reaguar me indiferencë dhe duke i fyer institucionet ebrendshme opozitën dhe qytetarët.
Postimi i plotë:
Ministria Jashtme si “klubi i adoleshentëve” në krye me infantilin politik.
Hashim Thaçi e ka humbur rrugën në oborr. Paraqitjet e fundit të Thaçit dhe mënyra se si po sillet në publikë duke bërë gjeste të pakontrollueshme na detyron ta këshillojmë që të bëj ndonjë vizitë të ndonjë mjek popullor. Mospranimi në UNESCO është dështim i politikës së jashtme të Kosovës, dhe këtu faji bie drejtpërdrejt mbi të dhe adoleshentët që e rrethojnë. Në fakt dhe ai ka marrë shumë nga sjellja e tyre duke e shndërruar ministrin që përfaqësojnë në një “klub adoleshentësh”. Thaçi dhe adoleshentët e tij diplomacinë dhe udhëtimet për lobim më shumë sa për të kryer detyrën që i takon e kanë përdorur për bërë selfi me diplomatët e huaj, si dhe për të vizituar qendrat tregtare dhe sheshet e kryeqendrave të Evropës. Hashimi përveç se është një infantil politik i papërgjegjshëm dhe i paaftë po tregon një arrogancë dhe mospërfillje ndaj organeve që përfaqëson. Sikur të mos i mjaftonte dëmi që po i shkakton vendin duke mos arritur të kryejë misionin ai lërë që nuk dorëhiqet po vazhdon dhe gjatë këtyre ditëve duke reaguar me indiferencë dhe duke i fyer institucionet brendshme opoziten dhe qytetaret. Brenda një viti Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit i ka dërguar Thaçit 3 kërkesave dhe në asnjërën prej tyre nuk është përgjigje, kjo tregon kulturën dhe respektin që ka për instutucionet.
Z.B